Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të parë . Lleshaj shpreh ngushëllimet për familjen e cila humbi djalin e saj, dhe shpreh besimin se ngjarja do të zbardhet, ndërsa shton se të gjithë kanë nevojë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Sipas Lleshajt në momentet që flasim e vërteta është ngushëllimi më i madh dhe më i sinqertë për familjen, ndërkohë që ndryshe nga sa pritej, në asnjë rast ai nuk përmend dorëheqjen nga detyra, që ka qenë dhe një kërkesë nga aktivistë dhe qytetarë.