Bashkia Shkodër fiton “Çmimin e Publikut” në Qeverisjen Vendore, Praktika më e mirë 2020 e votuar nga qytetarët, për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane. Ky çmim i dedikohet punës së Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ndjekjes së Investimeve të Infrastrukturës në Bashkinë Shkodër, Administratorëve të Njësive, Inspektorëve të lagjeve të qytetit dhe Monitoruesve të shërbimit në të gjithë territorin, operatorëve të ofrimit të shërbimit, të gjithë bizneseve dhe banorëve të Shkodrës, kontributi i të cilëve i jep vlerë këtij çmimi.
Bashkia Shkodër fiton po ashtu edhe çmimin e Praktikës më të mirë në fushën e Demokracisë Vendore për praktikën “Buxheti 2020 dhe PBA 2020-2022” Këshillin Bashkiak Shkodër për përmirësimin e informimit dhe konsultimit publik për aspekte të financave publike, rritjen e transparencës dhe përdorimit të mjeteve të teknologjisë së informacionit.
Praktika e konsoliduar tashmë e konsultimit publik, diskutimit teknik ndërveprues ndërmjet administratës vendore dhe këshillit bashkiak, transparenca gjatë procesit të vendimarrjes për buxhetin vjetor dhe atë afatmesëm, është vlerësuar nga Ministria e Brendshme dhe Agjensia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore në Konkursin e Praktikave të mira 2020, i mbështetur nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Comments are closed.