Deputetja Senida Mesi ka hyrë në javën e dytë të izolimit pasi është infektuar me koronavirus. Me anë të një reagimi publik, Mesi thotë se ka qenë në gjendje kritike dhe ka përjetuar ditë të vështira në familje, por mjekët i kanë thënë se e kanë kaluar

Ndërkohë shprehet se do të duhet ende kohë që të rikuperohen plotësisht, por ka besim se do ia dalë të fitojë këtë sfidë

Shkrimi i plotë: Miq, ju falenderoj për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes sime. Sot jemi në javën e dytë të karantimit dhe trajtimit që nga marrja e përgjigjes pozitive të tamponit COVID19 Në pamundësi tju kthej përgjigje të gjithëve një e nga një, më lejoni tju them që kanë qenë ditë të vështira në familjen tonë, por besoj se tashmë mjekët mendojnë se e kemi kaluar pikën kritike

Kemi shumë punë përpara deri në rikuperimin e plotë, por me pak vullnet, kujdesin e mjekëve dhe besimin në Zot, do ja dalim shëndosh e mirë edhe kësaj sfide. Ju falenderoj të gjithëve që na jeni gjendur pranë mua dhe Artanit