Ka ndërruar jetë për shkak të Covid19 mjeku neurolog Drini Dobi, i cili pak ditë më parë u nis drejt Italisë për kurim më të specializuar. Mjeku prej javësh po luftonte me jetën në spital pasi ishte prekur nga koronavirusi, ndërkohë që gjithë opinioni publik u sensibilizua për ta ndihmuar që të kurohej në shtetin fqinj.
Familja e mjekut të njohur neurolog Drini Dobi, bëri thirrje në mediat sociale për ndihmë, madje edhe Ministria e Shëndetësisë deklaroi se do të mbulonte shpenzimet, por mjeku nuk e fitoi dot betejën me Covid Pavarësisht përpjekjes së mjekëve në Shqipëri dhe Itali, doktori u shua
Comments are closed.