Moti i frikshëm me shi dhe erë të fortë do të zhvendoset nga Italia dhe Kroacia, në Shqipëri. Paralajmërimin e kanë dhënë meteorologët kroatë, të cilët shprehen se brigjet e adriatikut do të pushtohen nga një stuhi e fortë, që sjell edhe dallgë deri në gjashtë metra në bregdet

Priten gjithashtu edhe rrebshe shiu në të gjithë territorin shqiptar.

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje telefonike për Report Tv, u shpreh se që nga orët e mbrëmjes së ditës së sotme dhe nesër do jenë me reshje shiu me intensitet mesatar. Ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore, kryesisht në verilindje.

Sipas Osmanit, nuk përjashtohet dëbora në fundvit edhe pse është ende herët për të dalë në një përfundim. Ai shtoi se ky muaj do të jetë kryesisht i lagësht.