Një dëshmi tronditëse dhe thirrje të dëshpëruara për ndihmë vijnë nga një djalë i ri nga Elbasani që pret të shtrojë nënën e tij me COVID19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”

I riu tha mes lotësh për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjon Skëndaj se nëna e tij po bënte disa orë që priste në ambulancë, pasi urgjenca nuk ka vende

Me zërin që i ngashërehej, djali tha se nuk mund të shoh nënën e tij duke vdekur në ambulancë si kafsha, pasi jetën ia kishte falur Zoti. Po ashtu i riu pohoi se nënës së tij nuk i është bërë ende tamponi dhe se kishte harxhuar 600 mijë lekë deri tani dhe nuk ishte rimbursuar