Partia Demokratike ka denoncuar sot se në Shkodër janë fshehur shifrat reale të viktimave nga Covid-19. Përmes një deklarate për shtyp, ish deputetit Bardh Spahia tha se Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 62 të vdekur që nga fillimi i pandemisë në qarkun e Shkodrës

Ndërkohë, sipas ish-deputeti, nga të dhënat e siguruara nga Gjendja Civile vetëm në bashkinë Shkodër janë regjistruar 80 viktima si pasojë e virusit.

“Vetëm Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid19 Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë rregjistruar 80 vdekje covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun. Asgjë nuk është më kriminale se kaq. Të fshehësh numrin e viktimave për politikë, është përtej çdo norme njerëzore” tha Spahia.