Lajmi i ndarjes nga jeta të botuesit Kasem Hysenbelli ka bërë bashkë sot të majtë dhe të djathtë, ish-punonjës dhe vartësit e tij në Fax News. Bashkëpunëtorë dhe kolegë të 59-vjeçarit kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale, ku shprehin tronditjen për ndarjen e parakohshme nga jeta.

Ish drejtori i Fax News, Bledian Koka shkruan  Edhe kete e bere? Sot paske ikur me thane, paske nderruar token me qiellin a thua se s’kishe me pune ketu?! A thua se i kishe bere te gjitha e s’kishe me detyrime ne raport ne sipermarrjen e “cmendurive” sic dije ti.

Qe kur te kam njohur, kam menduar gjithemone per ate lehtesine tende te pakonceptueshme te lehtesimit te problemeve deri ne shendrrimin e tyre ne dromca humori te dites. Gjithemone kam pyetur veten se nga te buronte ajo force aq e madh nga nje trup aq i vogel per te bere vetem mire

Qe prej 2013-es te kam pare te besh mire shume gjera. Sot me zhurmojne llahtarshem keshillat e tua kur “nxeheshim” e me thoje “po qetesohu njehere e ta marrim shtruar o Bledi”. Dhe sa here e marr me te perpjekur ne raport me punen time tani, gjithemone nuk e di pse me kujtohen keshillat e tua. Nuk po kujtoj se cfare beme me bashkepunimin tone, por po them qe ti luftove per lirine e medias deri kur realisht ajo ishte e pamundur.

2 vjet me pare i dhame fund bashkepunimit tone ne Fax News, dhe kur ika lashe aty nje pjese te vetes time si “falenderim” per ate qe bere duke na mundesuar mua e Entonit jo nje vend pune, por nje laborator te vertete lirie. Na dhe mundesine te tregojme se liria eshte me e forte se nenshtrimi, se te duash te besh mire eshte shume me e shendetshme se te besh keq, te jesh i lire vjen me kosto, por kurre ato nuk jane me te renda e me pasoje sesa kur nenshtrohesh. Sot u zgjova me lajmin se per here te pate ishe dorezuar, e mesa duket dhe per here te fundit, prandja me rrotullohet ne mendje jo pa maraz pyetja “edhe kete e bere” Te qofte dheu i lehte mik i mire, ishe vertet nje kampion

Gazetari Enkel Demi shkruan  Kasem, më ke tronditur thellësisht. Nuk ishte radha jote mik i shtrenjtë. Nuk punova asnjëherë me ty, por të pata përherë mik për kokë. Ishe nga të paktët njerëz të çiltër, të mirë dhe të guximshëm që kishte media në Shqipëri. U mësove të ngresh gjëra që ende nuk kishin mbirë në tokë, sikur deshe të thoje që nga dheu vimë tek ai do shkojmë. Zoti të bekoftë o njeri i mirë! Do më marrë shumë malli

Bashkëpunëtori i Hysenbelliut, Kastriot Cipi shkruan  Në dy vitet e punës sime në Faxneës, nuk më ndërhyri kurrë, për asnjë pikëpamje të shprehur në ekran. U prehsh në paqe Kasem Hysenbelli! Do të të kujtoj gjithmonë si themeluesin e një medie plotësisht të lirë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa shkruan: Kam pasur fatin ta kem mik te mire dhe ta di fare mire se ishte nje njeri mbeshtetes i fjales se lire, i te vertetes, i te rinjve, i te drejtes. Administrator i shkelqyer i disa mediave te suksesshme me pasion dhe perkushtim derisa krijoi dashurine e tij te madhe Fax News. Ngushellime te sinqerta familjes per kete humbje te madhe. Ngushellime miqve, shokeve, kolegeve dhe stafit te Fax News. U prehsh ne paqe

Nipi i tij, Fatmir Hysenbelli në një dedikim në rrjetet sociale shkruan: “Jam i tronditur nga lajmi. Do të të kujtoj gjithnjë me buzëqeshjen tënde, u prehsh në paqe, xhaxha. 

Reporterja në Shkodër, Emi Kalaja shkruan Shef ti nuk braktise kurre asnjerin prej nesh, i dhe doren gjithesecilit duke pranuar dhe inkurajuar ne çdo dite pune. Sot na braktise duke na i bere zemrat helm. Ne takimin tone te fundit me the: “Te vafte mbare çupë, te shefi e ke deren e hapur” I tille ishe ti, i mire nga me te miret! Nuk do te te harroj kurre! Pushofsh ne nje bote me te mire se kjo Kasem Hysenbelli

Gazetarja Anila Basha shkruan: Cfare lajmi i tmerrshem ky i humbjes se Kasos. Ai nuk ishte drejtori, administratori, pronari. Ishte si te gjithe ne, si armata e madhe e gazetareve qe i beri te gjithe miq. Per ngjarje te tilla mbetesh e pafjale, e aq me teper per nje njeri si Kasem Hysenbelli. U prehsh ne paqe o mik i mire, do te te kujtojme gjithmone. RIP.

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelli u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi për shkak të komplikacioneve nga COVID19 Botuesi dhe drejtuesi i disa prej mediave kryesore në vend prej më shumë se 20 vitesh, nuk mundi të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës.