Covid 19 përveç qytetarëve, nuk ka kursyer edhe profesionet të cilat cdo ditë janë në shërbim të tyre. Dy muajt e fundit kanë shënuar rritje të infeksioneve në territorin e bashkisë Shkoder, e ku listën e kryesojnë arsimtarët, në radhët e të cilëve pati 82 persona pozitiv sipas hetimeve epidemiologjike të kryera nga specialistët e shëndetit publik

Pas tyre renditen mjekët dhe infermierët me 32 të infektuar, punonjësit e policisë me 27 uniforma blu dhe rreth 15 punonjës fasonerie. Pjesa më e madhe e tyre në masën 98 % rezultojnë që janë infektuar në vendin e punës, gjatë komunikimeve të perditshme me kolegë apo qytetarë. Vetëm 2 % janë zinxhir i infektimit familjar.

Frika më e madhe paraqitet në prag të festave të fundvitit për shkak të rritjes së kontakteve, ç’ka sipas mjekëve mund të ndikojë në shtimin e rasteve të reja. Vetëm në 24 orët e fundit Shkodra pati 31 raste të reja infektimi, duke e çuar në total numrin e të infektuarve prej nisjes së pandemisë në 1626 qytetare, prej të cilëve 1565 Bashkia Shkoder dhe 61 Vau Dejesi.

Aktualisht pozitiv aktiv janë 270 qytetarë, 269 Shkodra dhe 1 Vau Dejesi. Fataliteti ka qënë i lartë prej nisjes së përballjes me pandeminë, 269 viktima nga bashkia Shkoder dhe 1 Vau Dejesi. Vetëm për 24 orët e fundit janë 54 tamponë të marrë, ndërsa në radhët e arsimtarëve aktiv janë 41 mësues dhe 2 nxënës

Përpara festave të fundvitit kur pritet të mbërrijnë testet e shpejta edhe në Shkoder, do të mund të shihet nëse infektimet janë më të mëdha apo jo, kjo bazuar në hetimin që do të bëjnë autoritetet shendetesore. Frika më e madhe në këtë mes do të jetë në aftësinë që do të kenë autoritetet shendetesore për të zbatuar protokollet e një testi të tillë, pasi duhet patur kujdes të mos bëhen gabime.