Ditën e djeshme, u zbuluan propozimet e ministret së Drejrësisë, Etilda Gjonaj, për të gjithë ata që që do të publikojë në rrjetet sociale materiale që konsiderohen shpifje

Sipas ndryshimeve që priten në Kodin Penal, këta person do të dënohen me gjobë nga 50 000 deri në 1.5 milion lekë.

Ky ndryshim është diskutuar edhe ditën e sotme në ABC e Mëngjesit, ku është ndezur edhe një debat mes të ftuarve, Altin Tufës, Leonard Budurit, jurists Enida Bozheku dhe personin më të njohur të MEME-ve në Shqipëri, Genc Sejko.

“Unë bëra një MEME mbrëmë Enkel, prandaj po largohem në drejtim të paditur. Nuk është parë dhe dëgjuar kund përveç se në vendet e Afrikës ndoshta një ligj i tillë. Kryeministri e mohoi, por ligji zbatohet dhe në dorë e ka Maliqi. Nuk e di se ça do bëni ju unë do vazhdoj ta thërras edhe gomar, edhe hajdut, sepse i ka të dyja. Duke qenë se unë gjyshin e kam pas agjent, vazhdojmë traditën e vjetër” tha Genci në një lidhje me Skype.

Ndërsa Bozheku komentoi fjalët e kryeministrit Rama: “Është një grup pune se nuk mund të ndërtosh një strukturë normative të tillë dhe të mos kesh grup pune. Po efektivisht në parlament do të çohet një draft, i cili do të modifikojë sërish kodin penal, se para tre muajsh e ndryshuan. Është një grup pune, është bërë edhe kjo deri sa është shtuar te shpifja, është edhe kjo pikë më vete. Por siç është rëndomtë që rrjedh informacioni, nuk u përgatitën që zyrat, le të themi dikush nuk ka qenë besnik i projektit për ta publikuar dhe ka dal nga brenda. Edhe u bë virale, u morë vesh edhe kjo”