Një person është lënduar mesditën e kësaj të premteje si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Lezhë-Milot.

Burime për ABC bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Markatomaj, ku një automjet tip Ford ku po udhëtonin një çift bashkëshortësh ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një parcelë.

Si pasojë e aksidentit është lënduar Pashke Frroku e cila ndodhej pasagjere. E lënduara është dërguar në spitalin e Lezhës ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore.