Në nisje të seancës së sotme plenare, deputeti Kujtim Gjuzi doli kundra financimit nga buxheti i shtetit të partive të opozitës, të cilat braktisën Kuvendin. Gjithashtu, deputeti Gjuzi kritikoi mospraninë e ministrave të mazhorancës në seancë.

Partitë që braktisën parlamentin, KQZ i trajton ato me ndihmë financiare, parti që braktisën Kuvendin, që kërkuan të futen me forcë në Kuvend, por falë opozitës së përgjegjshme këtu Kuvendi vijoi punimet.

Sa i përket financimit të partive ka një ligj, financimi bëhet për ato subjekte politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet paraardhëse, replikoi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kam kërkuar interpelancë me Ministren e Infrastrukturës, nuk e shoh as në këtë seancë e mëparshme dhe as në seancën e kaluar. Nuk kanë arsye ministrat të mos vijnë këtu në momentin që hanë dreka darka me paratë e taksapaguesve shqiptarë. PS është partia që ka pjellë ato partitë e tjera që Kuvendin e lanë bosh.