Nikoleta dhe Debora, studente në infermieri po marrin leksionet online prane Kartes Studentore e cila është falas. Por përveç mësimit dy vajzat nga Shkodra po bëjnë edhe praktikën. Nikoleta Pepaj tregon se në një muaj mësim ka mësuar bazat e degës që studion.
Megjithatë mësimi online për shkak të pandemisë ka përballur studentët me sfida të reja dhe vështirësi, e sidomos kur do të duhet të studiosh lëndët e mjekësisë.
“ Kemi shumë vështirësi se njëherë ekseset nuk punojnë, njëherë punojnë. Kjo është një mungesë në vazhdim sepse mësimet janë zinxhir. Nëse nuk kapim një mësim tani nuk do të kapim as ato të radhës” u shpreh studentja e infermierisë, Nikoleta Pepaj.
“ Një vështirësi tjetër është edhe eksesi në akantët e krijuara nga universiteti. Kanë vështirësi dhe profesorët. Është një organizim që nuk është bërë më parë. Fakti që kemi ndryshuar temat e studimeve dhe mënyrën e kërkesës së llogarisë” tregoi Debora Ndoci.
Marrja e leksioneve në auditorë do të ishte zgjidhja më e mirë për Nikolën dhe Deborën.
“Mësimi në auditorë sigurisht na mungon. Mendoj se duhet ta nisnim shkollën në auditorë, jo vetëm për mësimin, por edhe për tu ngritur në mësim, pasi online kemi ndrojtje se nuk i njohim karakteret e profesorëve” tha studentja e infermierisë, Nikoleta Pepaj
Comments are closed.