Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se nuk ka ambicie për të marrë frenat e PS pas Edi Ramës. Ai komentoi rivalitetin mes tij dhe Saimir Tahirit, por edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Pjesë nga Intervista e Erion Veliajt në “ABC”
Si është atmosfera në PS përpara zgjedhjeve, kush është rivali yt më i fortë? Kam sfiduar rivalë, por Basha nuk pranoi në Tiranë, Monika Kryemadhi nuk pranoi
Kisha parasysh Saimir Tahirin…. As unë dhe as Saimir nuk kemi pasur kurrë rivalitet
Kështu u shihte publiku…
Kemi qenë në ministri të ndryshme dhe kemi pasur super bashkëpunim. Është e gjitha një legjendë urbane. Është hera e parë që PS-ja shkon pa asnjë bijë, fraksion në fushatë dhe kundërshtari ynë shkon me 5 parti të tjera, që kanë dalë, qoftë edhe kjo logjikë na jep epërsi. Megjithatë, mallkimi ‘të hiptë vetja në qejf është më i rrezikshmi” Jemi me këmbë në tokë sikur jemi ne në opozitë.
Me këmbë në tokë apo keni frikë se u konsumon pushteti?
Sondazhet na japin një epërsi 2 me 1 me PD. Por kjo nuk është argument për vetëkënaqësi dhe gjithë porositë që jap janë “të jemi të përulur, dimë të kërkojmë ndjesë, durim, punë, punë, punë”
Është ambicia e Erion Veliajt për t’u bërë kryetari i PS-së, pas Edi Ramës? Jo, nuk është fare ambicia ime.
Nëse do të duheshe nesër do të ishte i përgatitur mjaftueshëm për ta përballuar këtë post? Besoj që me del e më tepron një punë e jashtëzakonshme për qytetin e zemrës sime, që është Tirana
Comments are closed.