Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga pandemia e COVID 19.
Në një intervistë për Forbes, Rama shprehet se qeveria mori vendimin për mbylljen e vendit në një kohë që vende të tjera nuk e kishin bërë, pasi vlerësoi situatën e Italisë fqinje.
Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga koronavirusi. Ne vlerësuam shpejt rëndësinë e situatës duke ndjekur nga afër përkeqësimin e shëndetit të fqinjëve tanë italianë. Ne vendosëm të mbylleshin para se ky vendim të merrej nga vendet e tjera. Përtej çështjes së shëndetit publik, ne nuk kemi dashur të braktisim projektet tona ekonomike, shprehet Rama.
Comments are closed.