Vaksina e gripit në qendrat shëndetësore të Shkodrës është 8-fishuar krahasuar me vitet e kaluar, kjo edhe si masë ndaj COVID-19. Një gjë të tillë e bën të ditur drejtora e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Shkodër Xheni Halili e cila fton të gjithë qytetarët që e kanë të domosdoshme që të drejtohen pranë qendrave shëndetësore për të marrë vaksinën e gripit.
Drejtorja Halili bën të ditur se kategoritë e para që sugjerohet të marrin vaksinën e gripit janë punonjës të institucioneve të ndryshme që shërbejnë në terren, si shëndetësia, policia por edhe të tjerë.
Vitet e kaluar është vërejtur herë pas here mungesës e vaksinës së gripit ndërsa këtë vit janë marrë masat e duhura për të patur mjaftueshëm në mënyrë që qytetarët të jenë sa më të sigurtë për shkak të rrezikut të madh të pandemisë. star plus
Comments are closed.