Kukesi ka mundur Vllaznine brenda ne Shkoder duke treguar se po rikthehet dalengdale aty ku pretendon te jete ne renditje. Ai ka triumfuar me rezultatin 4-2 ne “Loro Boriçi” ne nje ndeshje qe i ka patur te gjitha brenda.
Vllaznia i beri nje nisje e shkelqyer e lojes per kuqeblute te cilet tashme po kontrollojne gjithcka ne fushen e lojes. Ka qene minuta e trete e ndeshjes kur Dunga shfrytezon mjaft mire nje top te mbetur ne zone dhe fare prane portes nuk heziton ta godase dhe ta dergoje ate ne rrjete duke kaluar ne avantazh kuqeblute.
Por 10 minuta me vone eshte nje aksion i shpejte i kukesianeve qe e gjen te papergatitur mbrojtjen shkodrane dhe ndonese fillimisht portieri Zogoviç e grushton topin, ai shkon tek Ibraimi qe gjuan sakte dhe barazon shifrat.
Ne minuten e 22-te nderkohe eshte akorduar nje 11-metersh nga ana e arbitrit Meta per prekje te topit me dore nga njeri prej lojtareve te Vllaznise. Nga pika e bardhe, Ibraimi eshte i sakte duke shenuar golin e dyte dhe duke kaluar ne avantazh Kukesin.
Ne minuten e 25-te Dunga ka nje mundesi shume te mire per te barazuar, por gjuajtja e tij pritet nga portieri Tafas. Me kalimin e minutave Vllaznia eshte e paqarte ne kerkim te golit te barazimit dhe per pasoje, pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin e kukesianeve 2 – 1
Ne 20 minutat e para te pjeses se dyte, Vllaznia do te kontrollonte çdo gje ne fushen e lojes dhe do te krijonte edhe disa raste shenimi me ane te Imerit, Jonuzit e Dunges, por pa arritur dot tek goli.
Nderkohe ne minuten e 75-te ka qene nje kros nga e djathta e sulmit kukesian, portieri Zogoviç nuk e studion mire trajektoren e topit dhe nderhyn me koke Eze duke e derguar ne rrjete.
10 minuta me vone, pas nje krosi nga e majta, Ardit Hoxhaj godet sakte me koke dhe e dergon topin ne rrjete duke rihapur keshtu ndeshjen
Por ne shtese eshte Kukesi qe shenon serish edhe golin e katert dhe kesisoj e ka fituar gjithe takimin me rezultatin 4-2
Comments are closed.