Covid19 duket se ka trazuar mbare boten dhe normalisht qe edhe ne Shqiperi ka krijuar nje situate aspak te kendshme. Edhe tek futbolli e njejta gje sepse nuk kane munguar edhe rastet me virus, por ka patur edhe nga ata çudite e medha dhe njera prej tyre i ka ndodhur trajnerit te kombetares shqiptare te femrave Armir Grima.

Dy dite me pare ai rezultoi pozitiv nga testimet qe u bene ne pragndeshjen me Qipron dhe per rrjedhoje u karantinua duke mos qene fare ne pankine ne kete ndeshje. Bashke me te rezultuan pozitiv edhe trajneri i pergatitjes fizike Alban Shala si dhe futbollistja Mimoza Hamidi. Edhe ato po ashtu munguan ndaj Qipros.

Nderkohe SHKODRA SPORT meson diten e sotme kombetarja shqiptare e femrave ka bere serish testimet sepse do te niset per ne Portugali per ndeshjen e rradhes me kombetaren e ketij vendi.

Nga sa mesohet, Grima dhe dy pjestaret e tjere te kombetares duke mos ndjere asnje shqetesim, kane kerkuar te bejne serish testimet dhe rezultatet e tyre qe kane dale pak minuta me pare, kane shkaktuar nje habi te madhe.

Armir Grima, Alban Shala dhe Mimoza Hamidi kane rezultuar kete here negative, ndonese dy dite me pare u testuan me virusin covid19 Si rrjedhoje neser ata do te nisen per ne Portugali bashke me ekipin duke qene ne dispozicion te tij, raporton shkodrasport.com

Por nga ana tjeter, ne testimet e bera sot ka rezultuar pozitiv zevendestrajneri Elvis Legata si dhe nje futbolliste tjeter, emri i se ciles nuk behet i ditur. Ne kete menyre, tashme do te jene keta te fundit qe do te karantinohen dhe nuk do te udhetojne per ne Portugali /SHKODRA-SPORT.COM/