Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës. Ridvan Ramazani, 46 vjeç është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Shkodrës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë qenë dy persona të cilët udhëtonin me motor të cilët kanë ekzekutuar Ramazanin i cili ishte në makinën e tij tip “BMW X5” xhamat e së cilës janë bërë shoshë në pl.umba.
Pavarësisht se pika e karburantit ishte e pajisur me kamera sigurie, ato nuk funksiononin dhe nuk kanë arritur të regjistrojnë të gjithë skenën. Në vendngjarje janë gjetur gjithashtu 20 gëzhoja kallashnikovi
Comments are closed.