Festat e fundvitit po afrohen dhe një pyetje që shumë njerëz duket se po ngrenë është si do ti kalojmë ato në kohë pandemie. Pikërisht për këtë u pyet nga gazetari Blendi Fevziu mbrëmjen e djeshme në “Opinion” edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
Lajmi i mirë është që të gjithë do të festojmë në familje, por sa i përket grumbullimeve të mëdha ato duket se nuk janë opsion. Manastirliu theksoi se do të vijojë të kërkohet shmangia e kontakteve jo të domosdoshme
Do e hamë Vitin e Ri rehat këtë vit zonja Manastirliu, apo me kufizime?
Është në dorën tonë, zoti Fevziu, por patjetër që do të jemi në kushtet e kërkesave të kohës, por themi, në normalitetin e ri. Do të kërkohet dhe do të vijojë të kërkohet shmangia e të gjitha kontakteve jo të domosdoshme, por do të jemi në familje
Te familja e vogël, se shqiptarët janë mësuar të mbledhin disa familje bashkë për Vit të Ri
Padyshim që duke respektuar të gjitha rregullat do të gëzojmë dhe do të shpresojmë që viti tjetër të jetë shumë më efektiv dhe jam e bindur që do të jetë shumë më i mirë dhe për arsyen tjetër që vaksina do të vijë edhe në Shqipëri.
Comments are closed.