Shqipëria e ka aktivizuar një pozicion të ri radari të vendosur në malin Mida në zonën e Pukës, në rrethin verior të Shkodrës, i cili siguron një pasqyrë të plotë të situatës së hapësirës ajrore.

Shqipëria instalon radar të ri 3D, e mbulon tërë hapësirën ajrore të Kosovës dhe të Serbisë qendrore

FM IMAGES 2020-11-24 KRYESORE
Shqipëria e ka aktivizuar një pozicion të ri radari të vendosur në malin Mida në zonën e Pukës, në rrethin verior të Shkodrës, i cili siguron një pasqyrë të plotë të situatës së hapësirës ajrore.

Si pjesë e këtij projekti, Shqipëria ka instaluar një radar të lëvizshëm 3D AESA për mbikëqyrje ajrore me rreze të gjatë, nga kompania amerikane Lokid Martin AN / TPS-77, e cila operon në një distancë prej madje 470 kilometra dhe mbulon tërë Kosovën dhe Serbinë qendrore, njoftoi portali i aviacionit “Tango six”.

I vendosur rreth 85 km në verilindje të Tiranës, radari i ri i jep mundësi Shqipërisë që ta monitorojë hapësirën ajrore shumë përtej kufijve të saj.

Siç shpjegon kryeredaktori i portalit “Tango six”, Petar Vojinoviq për portalin serb në Kosovë, “Kosova Online”, diapazoni i këtij radari praktikisht do të thotë që Shqipëria që do të jetë në gjendje ta monitorojë jo vetëm territorin e saj, por gjithashtu, ndër të tjera, hapësirën ajrore të Kosovës dhe Serbisë qendrore.

“Blerja e një radari të ri primar 3D nga Shqipëria është sigurisht pjesë e modernizimit të pritshëm të një prej aftësive themelore për secilin vend – aftësia për të monitoruar në mënyrë të pavarur hapësirën ajrore. Forcat e Armatosura Shqiptare, si pjesë e NATO-s, janë të detyruara ta integrojnë imazhin e radarit dhe paralajmërimi i hershëm u jep atyre mbrojtje të përditshme në formën e gjuetarëve të shërbimit nga Italia. Diapazoni i këtij mjeti nuk është i pazakontë, ka radarë që mbulojnë zona më të mëdha, por meqenëse vendet e Ballkanit janë më të vogla në zonë, secili është në gjendje të “shoh” pjesë të vendit fqinj” shpjegon Vojinoviq.

Vlera e këtij projekti, i cili u realizua me kompaninë amerikane Lockheed Martin, është 22 milionë e 266 mijë dollarë, nga të cilat 19 milionë e 139 mijë janë siguruar nga buxheti shqiptar, ndërsa pjesa tjetër prej 3 milionë e 127 mijë dollarësh sigurohen përmes projektit të Qeverisë Amerikane, FMS (Shitja e Jashtme Ushtarake)

Informacioni i mbledhur nga pozicioni i ri i përcillet Qendrës së Monitorimit të Forcave Ajrore Shqiptare të vendosura në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, që raporton në Qendrën e Operacioneve Ajrore të Kombinuara të NATO-s CAREJ (Torrejon) e vendosur në Bazën e Forcave Ajrore Torrejon, Spanjë, në verilindje të Madridit, shkruan “Tango six”