Fushe-Arrezi eshte nje nga zonat me te varfera te Shqiperise me nje reliev teper te thyer, papunesia e madhe me migrime dhe emigrimin kane bere qe zona jone te shpopullohet ne menyre masive nga te rinjet duke bere shume te veshtire jetesen per kategorit ne nevoje

Distancat e largëta, numri i limituar i njësive ekonomike dhe i farmacive e rëndojnë më shumë situatën, duke detyruar banorët e zonave rurale të spostohen për furnizime dhe duke rritur riskun e mosrespektimi të distancimit fizik. Pandemia COVID19 veshtersoj se tepermi jetesen per familjet ne nevoje, te moshuarit dhe personat me aftesi te kufizuar duke gjetur totalisht te papregatitur keto familje dhe duke varferuar me shume ekonomit e tyre.

Ne kuader te thirrjes “REAGIM I SHPEJT” si përgjigje ndaj situatës së krijuar nga përphapja e COVID19 hapur nga LevizAlbania Shoqata “Qendra Sociale ne Ndihme te Njerezeve ne Nevoje” Fushe-Arrez po zbaton projektin “Vullnetarizmi në veprim në Fushë – Arrëz për emergjencen Covid19 ” i cili ka per qellim kryesor Të nxisë vullnetarizmin dhe ndjenjën e solidaritetit njerëzor, për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Bashkinë e Fushë-Arrëzit gjatë (dhe pas) krizës së krijuar nga emergjenca Covid19

Ne kuader te zbatimit te ketij projekti fale mbeshtetjes se donatoreve te shoqates eshte arritur te grubmullohen donacione per te ndihmuar 100 familje ne nevoje me pako ushqimore e higjenike me konkretesht te moshuarit qe jetojne vetem, personat me aftesi te kufizuar dhe familjet me ndihme ekonomike ne Fushe-Arrez, Iballe dhe Qafe-Mali

https://business.facebook.com/eetimes.al/videos/383881716277689/