Keshilli Bashkiak Shkoder ka dhene pak minuta me pare aprovimin e tij per nisjen e procedurave te privatizimit te Klubit te Futbollit Vllaznia.

Me 39 vota pro, anetaret e Keshillit kane qene dakord per kete procedure e cila sipas tyre, eshte nje proces i detyrueshem per te miren e klubit shkodran.

Keshilli ka qene dakord per nxjerrjen ne shitje te 100 per qind te aksioneve te klubit te futbollit Vllaznia, ndonese ka patur edhe keshilltare qe nuk kane qene dakord me vleren prej 508 milione lekesh te vjetra nga e cila do te nise ankandi.

Megjithate keshilltare te tjere, kane argumentuar se vlera eshte e drejte, duke pase parasysh edhe deytrimet e tjera qe bleresi do te jete i detyruar te paguaje. Pas kesaj mbledhje, tashme do te jete Bashkia Shkoder qe do te nise procedurat per shitjen me ankand te KF Vllaznia sh.a.

Vendimi i sotem i Keshillit Bashkiak Shkoder padyshim qe ka gezuar tifozet e shume te Vllaznise te cilet e presin nje vendim te tille prej shume vitesh dhe tashme ka ardhur moment qe ky proces te realizohet.