Një 81 vjecar në Itali i ka lënë të gjithë pa fjalë me gjestin e tij teksa luante fizarmonikë poshtë dritares së dhomës në spitalin ku po kurohej gruaja e tij.
Lajmi i trishtë është se Carla Sacchi, e cila u lejua të dilte nga spitali afër Piacenza disa ditë më parë, ka vdekur në shtëpinë e saj. Pavarësisht se ishte e infektuar me koronavirus, rregullat e spitalit thonin se burri i saj Stefano Bozzini duhet ti qëndronte larg dhe të mos e vizitonte.
Kryebashkiaku i Piacenza Patrizia Barbieri tha se sëmundja u kishte “shkatërruar përqafimet”
“Në atë serenatë ne të gjithë e njohëm dashurinë, në thjeshtësinë dhe menjëherë të gjuhës së saj universale” tha Barbieri teksa vlerësonte gjestin që u përhap në të gjithë botën
https://www.facebook.com/valerio.marangon.9/videos/2832340390377250/
Comments are closed.