Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 persona nga Covid 19

Po ashtu ministria bën me dije se në 24 orët e fundit 645 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, ndërkohë që janë kryer 2201 testime.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në spitalet Covid.

Njoftimi COVID19 Ministria e Shëndetësisë 2.201 testime, 403 të shëruar, 645 raste të reja dhe 18 humbje jete në 24 orët e fundit