Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Arrestohet 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganizuar, u bë zbardhja dhe dokumentimi i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Si rezultat u arrestua shtetasi K. F., 23 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula” Shkodër, për veprën penale “Vjedhje me shumë se një herë, me pasoja të rënda” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. K. 18 vjeç, banues në Golem, Shkodër
Veprimet hetimore për këta shtetas u bënë pasi në fshatin Dajç, më datë 23.11.2020, është konstatuar e vjedhur banesa e shtetasit B. Gj. Në vijim të punës hetimore, në banesën e shtetasit D. K. u gjetën dhe u sekuestruan orenditë shtëpiake dhe një armë gjahu çifte që shtetasi B. Gj. e mbante me leje, të cilat ishin vjedhur nga shtetasi K. F.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi K. F. është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës, konkretisht:
Në lagjen “Tre Heronjtë” më datë 03.10.2020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit L. M.
Në fshatin Grude e Re, më datë 16.102020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit Gj. N.
Në lagjen “Vasil Shanto” më datë 28.10.2020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit M. A
Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës, në të cilat mund të jenë përfshirë këta shtetas
Comments are closed.