Pas Vlorës dhe Elbasanit, një makinë është djegur edhe në Krujë. ngjarja ka ndodhur rreth orës 00.30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”

Mjeti tip “Golf” në pronësi 20 vjeçarit G. D është djegur pjesërisht teksa ishte i parkuar në oborin e banesës. Nga raportimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale

Më datë 27.11.2020, në orën 00.30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit” njofton policia