Një mjek amerikan ka zbuluar pamjen finale që mund të shohë një pacient që ndodhet në gjendje të rëndë nga Covidi. Kenneth E Remy, i cili punon në një spital në Misuri, vendosi të publikonte videon me qëllimin që ti tregonte njerëzve se mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës sociale janë të rëndësishme për të mbajtur veten larg atij momenti të fri.kshëm.

Videoja nis me doktorin që lëviz celularin para mbrapa, duke treguar atë që sheh pacienti kur është i lidhur me një ventilator. Kështu duket kur merr frymë 40 herë në minutë dhe ke një nivel oksigjeni poshtë 80 , thotë mjeku në video.

Më pas, ai e vendos në tavolinë telefonin dhe bën sikur do të intubojë pacientin, i cili mund edhe të mos i mbijetojë sëmundjes.

Shpresoj që momentet e fundit të jetës suaj të mos jenë kështu. Sepse këtë pamje do të shihni nëse nuk mbani maskën në publik, nëse nuk mbani distancën sociale, nëse nuk lani shpesh duart.

Ju garantoj që këtë pamje do të keni përballë. Ju garantoj që këtë pamje do të kenë përballë nëna, babai apo fëmija juaj. Situata është serioze. Ju lutem, merrni masat që të ulni transmetimin e virusit për ju dhe të dashurit tuaj, shprehet mjeku amerikan.