Të jesh supersticiozë thonë se nuk është diçka e keqe, edhe pse mund të mos jetë aq gjë e zgjuar. Të jesh supersticioz do të thotë të përpiqesh të ndryshosh fatin e keq që mbase po vjen për ty shprehur përmes një sinjali, si për shembull maces së zezë që të pret rrugën.

Njerëzit besojnë në këto gjëra sidomos kur janë në moment të vështira. Dhe ky vit që po ikën i tillë është për të gjithë.

Ka disa bestytni që mund ti ndjekësh nëse kërkon një vit të ardhshëm më të mbarë dhe nëse beson në këto gjëra.

Vëzhgoni motin. Vëzhgoni motin shpejt në mëngjesin e 1 janarit: nëse era fryn nga jugu, 2021-shi do të jetë i pasur dhe i begatë, nëse fryn nga veriu, atëherë viti i ri do të jetë problematik dhe i trazuar, kështu që më mirë lidhni rripin e sigurimit.

Mos qaj. Të qash në 1 janar do të thotë të të ndjekë humori i keq gjatë 12 muajve të ardhshëm, kështu që pavarësisht se sa do të pini, ç`film do shikoni dhe emocioneve që mund t`ju shkaktojë, mos qani.

Ditën e Vitit të Ri zgjohuni herët. Po, zakonisht më 1 janar, sipas një tradite polake, zgjimi herët do tju bëjë të zgjoheni herët gjatë gjithë vitit. Kjo do tju bëjë të keni më shumë kohë për argëtim në pjesën tjetër të ditës, sepse do t`i mbyllni shpejt punët.

Puthni dikë në mesnatë. Është një justifikim i mirë për të puthur edhe atë që prej kohësh të pëlqen, nëse jeni bashkë në ato momente. Por bestytnia e puthjes së mesnatës është diçka më shumë se romantike. Besohet se ajo dashuri do të zgjasë përgjatë gjithë vitit dhe më shumë.

Mbaj aty në dhomë një valixhe bosh. Nëse ëndrra juaj për 2021shin është të udhëtoni nëpër botë, një valixhe aty pranë skushton asgjë.

Hani thjerrëza dhe lakër jeshile. Thjerrëzat sjellin pasuri dhe mirëqenie. Kombinimi i tyre me lakrën e forcon më shumë këtë bestytni.

Hani 12 kokrra rrushi në mesnatë. Ok, pasi të keni puthur atë që doni, hani rrush. 12 kokrra për 12 muajt e vitit. Kështu bëjnë spanjollët.

Mos e rregulloni shtëpinë. Sipas traditës së lashtë kineze, në Ditën e Vitit të Ri nuk duhet ta pastroni shtëpinë, pasi heqja e pluhurit ose fshirja e dyshemesë do të “fshinte” fjalë për fjalë fatin e mirë.

Sigurohuni që portofoli juaj të jetë plotë. Viti i Ri duhet tju gjejë me para. Mos hani mish pule. Arsyeja Pula, duke qenë një zog, do ta bënte fatin të fluturonte larg.

Nxirrni të brendshmet e kuqe. Tradita italiane kështu thotë. Që të kesh një vit plot pasion.