Babai i Danjel Pepajt, 25 vjeçarit që akuzohet e dy kushërinjve në Malësinë e Madhe, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për procesin ndaj tij. Fax News ka siguruar kërkesën kundër vendimeve të dy gjykatave në Shkodër për ta lënë në burg

“Nuk ka asnjë provë ligjore se këto bimë na..rkotike, të gjetura nga policia gjatë kontrollit të territorit për të gjetur viktimat të jem unë autor i mbjelljes apo të pasjes dijeni për to. Vendi ku janë gjetur bimët na..rkotike nuk është tokë e imja, që sipas ligjit të mbaj përgjegjësi. Këto bimë as nuk i kam mbjellur unë, as nuk mbaj përgjegjësi për to” ka deklaruar Rrokaj.

Teksa Gjykata e Apelit në Shkodër kishte pranuar vetëm kërkesën e 62 vjeçarit për ndryshimin e akuzës nga arrest në flagrancë në arrest për person të dyshuar, por jo ndryshimin e masës, Pepaj i shkruan Gjykatës së Lartë:

“Organet e akuzës nuk kanë treguar ekzistencën e provave që bëjnë të mundur një dyshim të arsyeshëm. Referuar gjetjes së bimëve na..rkotike, mund të jetë i dyshuar çdo bashkëfshatar i shtetasit Rrok Pepaj”