Napoli është ekipi më jetëgjatë në karrierën futbollistike të legjendës Diego Armando Maradona që vdiq sot pas një ataku kardiak. Maradona luajti për 7 vite me napoletanët në Itali, teksa nuk fitoi vetëm zemrën e napolitanvëve por dhe gjithë italianëve.

Napoli i ka kushtuar një dedikim prekës Maradinës, teksa shkruan se gjithë bota po pret fjalët e klubit për legjendës, por tani është koha për lot. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e humbjes së legjendës së futbollit botëror.

”Të gjithë i presin fjalët tona. Por cilat fjalë mund të përdorim për dhimbjen si ajo që po përjetojmë ? Tani është koha për lot. Atëherë do të jetë koha për fjalë” shkruan njoftimi i Napolit