Rebelimi ndaj maskës i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë sot një ndër pyetjet drejtuar liderit të opozitës Lulzim Basha në Shkodër.
Gazetarët pyetën Bashën nëse do i kërkojë Kryemadhit dhe aleatëve të vendosin maskën gjatë daljeve dhe kreu i PD theksoi se apeli më i mirë është shembulli personal që jep, pasi në çdo dalje është me maskë.
Apeli im është ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe apeli më i mirë është shembulli im personal që prej ditës së parë, tha Basha.
Comments are closed.