Kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një takim me biznesin e vogël në qytetin e Shkodrës, ku u diskutua lidhur me krizën ekonomike që po kalon vendi, si pasojë e pandemisë edhe për zgjidhjen që duhet të ndërmerret në këto sektorë.

Basha theskoi se shkak i përhapjes së pandemisë në shifra të larta është keqqeverisja e Ramës dhe se kjo situatë nuk kalon me propagandë apo duke fshehur numrin e personave që kanë ndërruar jetë nga Covid19

“Në këtë situatë duhet të jepen veprime të vendosur për ti ardhur në ndihmë familjeve, bizneseve dhe sipërmarrjeve, duhet ndihmë e menjëhershme ndaj sektorit të shëndetësisë. Nuk do të jetë më kështu, ne do të ndërtojmë një qeveri funksionale për qytetarët do e shërojmë nga plagët që kanë 7 vjet nga keqqeverisja aktuale.

Ne si PD nuk jemi për ti bërë qejfi Edi Ramës, jemi këtu për të dhënë programet tona dhe zgjidhjet që mbështete edhe nga socialistë e braktisur, jemi vend me ndihmë ekonomike më të ultë. Përgjigja e mjerushme e kryeministrit, do të thotë që ai nuk ka asnjë plan asnjë masë për të përballuar pandeminë. Besoj se Shkodra do donte të ishte në zgjedhje që këtë të diel.

Kriza në vend është shumë e thellë si politike dhe ashtu edhe institucionale. Shëndeti dhe jeta është pa çmim dhe pa kthyeshme. Për asnjë ditë të vetme PD nuk ka bërë politikë me pandeminë, kemi marrë plane dhe përgjegjësi, por ata që kanë përgjegjësi në qeverisje merren me sulme ndaj meje dhe PD

Unë politikën e shoh si instrument për ti shërbyer njerëzve dhe kur jam në opozitë. Po të na kishin dëgjuar nuk do të ishte përhapur virusi kaq shumë, numri i të shtruarve dhe fataliteteve nuk do ishte kaq i lartë. Kjo situatë nuk kalohet duke fshehur numrat, duhet të shkunden nga propaganda dhe të kthehen në punë. Ne po ju tregojmë edhe rrugët e zgjedhjes por ata nuk na dëgjojnë“ deklaroi Basha gjatë komunikimit me gazetarët.