Autoritet policore malazeze kanë marrë vendimin që të vendosin orar të kufizuar për lëvizjen e shtetasve shqiptarë që duan të kalojnë kufirin për shkak të rasteve të reja me Covid. Duke nisur nga dita e sotme deri në një urdhër të dytë, nga ora 19 00 deri në 05 00 të mëngjesit, do të ndalohet qarkullimi në territorin e Malit të Zi.
Të vetmit që përjashtohen nga rregulli janë mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.
Njoftimi i plotë Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër. Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan
Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID 19 duke nisur nga sot, dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19 00 deri në orën 05 00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi
Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi kamionët , mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.
Sqarojmë se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05 – 19
Comments are closed.