Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një intervistë për FaxNews, ka folur mbi mënyrën e organizimit të fushatës elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare më 25 prill 2021.
Beqja theksoi se organizimi do të bëhet edhe në terren duke ruajtur numrin minimal të pjesëmarrësve dhe Partia Socialiste është parapërgatit për një fushatë online për gati 2 vjet.
Po ashtu ish ministri shtoi se PS do ta vijojë fushatën me video online. me telefona edhe pas shtetrrethimit në orën 22.00.
“Kemi pasur dy evente në qarkun e Shkodrës , një dje dhe një javën e kaluar dhe jemi detyrua që ti reduktojmë maksimalisht kuotën 10 të përcaktuara nga autoritet. Dje pasdite në kuadër të një takimi me të njëjtin grup interesi, kam bërë katër takim në mënyrë që të respektoj rregullat dhe të vazhdojmë takimet e të dëgjojmë njerëzit. Duhet të kemi parasysh se edhe në botë prej kohësh gjithçka po zhvillohet online, që do të thotë se përgatitja për të pasur një parti digjitale tek ne ka filluar prej dy vjetësh dhe nuk është pritur kushtëzimi prej kovidit. Tashmë ka një eksperiencë botërore sesi do të zhvillohen fushata në kushtet që vijnë nga pandemia e Covid19
Shpresojmë që këto masa të mos vijnë duke u shtrënguar edhe pse gjithçka varet nga ne vet si individë. Por vlerësohet nga epimediologët që në fillim të pranverës, kur afrohet edhe fushata intensiteti i kovidi të ketë rënë”
A është ulur performanca e PS-së nga mungesa e peformancës në terren?
Beqaj: Duhet të bëjmë tepër punë kapilare, të punojmë në grupe më të vogla dhe të përpiqemi të balancojnë këtë mungesën sy më sy me më shumë digjital. Deri tani nuk duket të ketë ndonjë boshllëk të madh sepse një pjesë e takimeve janë spostuar edhe në orë kur nuk lëvizet, pas orës 22:00. Sot falë teknologjisë nëpërmjet vidoe-telefonatave mund të komunikosh me të gjithë që nuk i ke takuar.
Vlerësimet e kryetarëve të bashkive
Beqaj: Ne jemi duke marrë opinione nga anëtarësia për punën e çdo deputeti. Kryetarët e bashkive për momentin nuk janë në agjendën e opinion marrjes që ne bëjmë prej qytetarëve, simpantizantëve dhe anëtarëve. Sigurisht në takimet që bëhen në komunitet, jo të gjithë qytetarë e kanë të qartë se cili problem është kompetencë e pushtit vendor apo atij qendror.
Panoramë e kualifikimit të listës së deputetëve.
Beqaj: Është shterpë për të bërë një kualifikim të listës së deputetëve, duket pasur parasysh se ka edhe ndryshime në kodin zgjedhor edhe për mënyrës sesi formohet lista ne jemi në fazën e vlerësimit të deputetëve dhe në gazën e ftesës nga opinioni i gjerë, kush ka dëshirë të vetë shprehet për të qenë kandidat i mundshëm që do të miratohet zyrtarisht në fillim të marsit.Kemi pasur dy evente në qarkun e Shkodrës , një dje dhe një javën e kaluar dhe jemi detyrua që ti reduktojmë maksimalisht kuotën 10 të përcaktuara nga autoritet
Dje pasdite në kuadër të një takimi me të njëjtin grup interesi, kam bërë katër takim në mënyrë që të respektoj rregullat dhe të vazhdojmë takimet e të dëgjojmë njerëzit. Duhet të kemi parasysh se edhe në botë prej kohësh gjithçka po zhvillohet online, që do të thotë se përgatitja për të pasur një parti digjitale tek ne ka filluar prej dy vjetësh dhe nuk është pritur kushtëzimi prej kovidit. Tashmë ka një eksperiencë botërore sesi do të zhvillohen fushata në kushtet që vijnë nga pandemia e Covid19 Shpresojmë që këto masa të mos vijnë duke u shtrënguar edhe pse gjithçka varet nga ne vet si individë. Por vlerësohet nga epimediologët që në fillim të pranverës, kur afrohet edhe fushata intensiteti i kovidi të ketë rënë.
Comments are closed.