Asfaltimi i rruges ne Vukatane, Ademi: Po ndërtojmë infrastrukturën rrugore në zona ku nuk ka egzistuar kurrë

Jam e kënaqur që çdo ditë, bashkë me qytetarët, po japim prova të qeverisjes së mirë në Bashkinë e Shkodrës.

Me kontributet e banorëve, po tregojmë se Shkodra është një shembull i ecjes përpara, me gjithë vështirësitë që të gjithë i dimë.

Sot po punojmë për fazën e parë të rrugës Vukatanë- Juban- Guri i Kuq, 1.7 km e gjatë, në Gurin e Zi. Po bëjmë të mundur sistemim- asfaltimin e 700 metër linear, për të vijuar me fazën e dytë me buxhetin e vitit 2021.

Po ndërtojmë infrastrukturën rrugore në zona ku nuk ka egzistuar kurrë, duke krijuar mundësi reale edhe për zhvillimin e tregtisë, në një zonë shumë të njohur për prodhimet bujqësore që furnizojnë qytetin, siç është Guri i Zi

/Material i Bashksie Shkoder/

https://www.facebook.com/ademi.voltana/videos/789576448565937/