Zv/kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe në një postim në rrjetet sociale i ka bërë apel qytetarëve në lidhje me situatën e Covid19 në vend, pasi sot vendi regjistroi shifër rekord viktimash nga COVID19 17 të tillë, dhe sërish një numër të lartë të infektuarish

Braçe thotë se më e rëndë dhe e vështirë se sot situata s’ka qenë asnjëherë në 9 muaj pandemi. Ai i bën thirrje qytetarëve të kufizojnë patjetër takimet jashtë shtëpisë.

Ai shton se vendi po i reziston një mbylljeje të re tani, por në dorë e kanë qytetarët duke kufizuar daljet dhe takimet.

Postimi i plotë: ME RENDE E ME VESHTIRE SE SOT, NUK KA QENE ASNJEHERE NE 9 MUAJ! A DO REAGOJME APO DO I LESHOHEMI SEMUNDJES?

Gjithcka e kishim dhe e kemi ende NE ne dore; E di qe eshte e veshtire keshtu, por DUHEN KUFIZUAR PATJETER TAKIMET JASHTE SHTEPIE!

Vec punes me masat e njohura te sigurise – Maske, Distance, Higjene, cdo gje tjeter duhet kufizuar; Kemi refuzuar mbylljen, cfare skemi thene kunder saj, po i rezistojme nje mbylljeje te re tani, ama vete, secili prej nesh, duhet te bej te tijen: TE MBROJ VETEN DUKE KUFIZUAR TAKIMET, PREZENCEN NE KAFE, KLUBE, RESTORANTE, QENDRA TREGETARE, PAZARE ETJ

Keshtu mbron edhe familjen, prinderit, femijet, te afermit! Shihini numrat; Mosha me e prekur tani eshte 65 – 74 vjec ! Prej nesh qe duhet te kujdesemi per ta, prej nesh qe hyme e rrime me ore kudo e percjellim infeksionin ne shtepi, tek ta!

PO UA MBYLLIM JETEN PA E MERITUAR ASPAK KETE QE PO U BEJME ME HARRESEN NDAJ TYRE, ME PAPERGJEGJSHMERINE TONE QE GODET ME TE PAMBROJTURIT

A e mban dot kete barre kaq te rende per gjithe jeten? E kishim ne dore ti shpetonim por i vrame per nje kafemuhabet tek klubi i lagjes