Kryeministri britanik Boris Johnson po përgatitet të konfirmojë që bllokimi për të frenuar përhapjen e koronavirusit në të gjithë Anglinë do të përfundojë më 2 dhjetor, njoftoi zyra e tij e shtypit.
Karantina do të pasohet nga një kthim në një seri kufizimesh rajonale me tre nivele si pjesë e “Planit Dimëror COVID” të qeverisë.
Njoftimi zyrtar duhet të bëhet të hënën. Një zëdhënës i Downing Street tha se kufizimet aktuale “kanë ndihmuar në rikthimin e virusit nën kontroll he “lehtësimin e presionit mbi NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit.
Sidoqoftë, qeveria ka paralajmëruar gjithashtu se pa kufizime rajonale virusi do të prekte shumë qytetarë, përpara se planet për shpërndarjen e vaksinave dhe testimin masiv të kenë kohë për të hyrë në fuqi.
Comments are closed.