Situata e epidemisë së COVID në Shqipëri është përkeqësuar në raport me javët e kaluara por po mbahet në kontroll. Ka qenë ky lajmi që ka dhënë sot në konferencën e radhës për shtyp, Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, ka deklaruar se ka një rëndim të shifrave pasi incidenca është rritur në 301 persona për 100.000 banorë.
Ndërkohë që zv. ministrja e Shëndetësisë Rakacolli tha se ka një rëndim të lehtë por situata është në kontroll.
Në konferencën e sotme nga zv. ministrja Rakacolli bëri me dije se mësimi në universiteti do të vijojë online për një periudhë tjetër pa afat.
Ajo gjithashtu nënvizoi se ka bërë me dije se nuk ka asnjë arsye që qytetarët të shqetësohet për mungesë të kapaciteteve spitalore, pasi të gjitha janë të llogaritura mjaft mirë.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Brataj pranoi se koha e pritjes së qytetarëve pasi marrin në telefon urgjencën është rritur kjo për shkak të rritjes së numrit të rasteve.
Në daljen e kaluar për mediat Komiteti Teknik i Ekspertëve njotoi masat shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri.
Prej një jave në Shqipëri janë ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 personave në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe ndaluar mbledhjet partiake dhe tubimet. Gjithashtu ndalohen konferencat, ceremonitë e festave dhe ceremonitë martesore. Ndërsa për ceremonitë mortore lejohet vetëm familja. Këto masa mbesin në fuqi deri në një urdhër të dytë.
Kujtojmë se dy ditët e fundit kemi pasur një rënie të lehtë të rasteve por serish situata është shqetësuese. Dje u regjistruan 565 raste të reja dhe 14 humbje jete.
Comments are closed.