Partia Socialiste e Shkodres ne nje deklarate per shtyp eshte shprehur se doreheqja e parevokueshme e Administratorit te Vllaznise Benjamin Nako, vjen si rezultat i keqperdorimit qe po i ben prej 10 vitesh Bashkia e Shkodres

Keshilltari i PS, Oltion Luli ne konferencen per shtyp eshte shprehur se :
Z.Naku administratori i shoqerise ka dhene doreheqje te parevokueshme duke krijuar serish nje vakum lidershipi dhe probleme organizative. Ky administrator si dhe administratori i meparshem nuk u paraqiten ne degjese. Ashtu sic kemi thene edhe here te tjera problemi i kesaj shoqerie eshte organi ekzekutiv i Bashkise i cili per nje dekade e ka keqperdorur per motive elektorale apo per qoka strukturat e kesaj shoqerie tregtare duke e lene ne renie te lire informimin e ndaj publikut i cili me te drejte pret qe ne krye te jete nje president qe Vllaznia ta ktheje te fitimi i trofeve aq shume te munguara

Persa i perket situates organizative dhe tagrave te sponsorit cdo gje eshte e parashikuar ne ligj dhe ne statut. . Keshilli Bashkiak eshte pronari i vetem i Klubit te Futbollit Vllaznia dhe perfaqesuesi i autorizuar nga KB eshte Kryetari i Bashkise, keshtu te gjitha pergjegjesite e drejtimit deri sa te zbardhet vendimi i Gjykates Administrative per tagrat e Asamblese te Pergjithshme duhet te mbesin aty

Kjo nuk eshte hera e pare qe krijohen situata te tilla penalizuese per mireqenien e klubit por urojme te jete hera e fundit qe biznese, akademike apo ish sportiste te nderuar te qytetit te gjenden para absurditeteve proceduriale shkak i vendimmarrjes se keqe dhe kontratave jo korrekte

Keshilli Bashkiak angazhohet te siguroje qe Klubi i Futbollit Vllaznia do te kete nje privatizim te shendetshem ose ne te kundert nje administrim serioz sa te jete ne pronesi te publikut