Kryetarja e Komitetit Teknik për përballimin e pandemisë, Mira Rakacolli u shpreh gjatë konferencës së sotme se nuk ka asnjë mungesë të kapaciteteve spitalore në lidhje me të sëmurët me koronavirus.

Megjithatë sipas saj, nevojitet një kujdes i shtuar i qytetarëve në mënyrë që spitalet të mos vihen përballë një situate të papërballueshme

“Nuk duhet të ketë asnjë frikë apo pasiguri se kapacitetet spitalore nuk do të mjatfojnë. Megjithatë, ne duhet të jemi të përgatitur. Ne jemi të përgatitur, por duhet të jemi të gjithë bashkë. Asnë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore” u shpreh Rakacolli.