Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar se nga dita e sotme është rihapur sektori i vizave dhe pasaportave, por numri i aplikimeve që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Do të ketë një shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve, ndërsa të gjithë qytetarët që janë të prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht
Njoftimi – Sektori i vizave hapet sërish me kapacitet të kufizuar
Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor, Sektori i Vizave dhe Pashaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime
Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve dhe të punonjësve Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmang’ja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid19 Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj
Comments are closed.