U nënshkrua sot në Razëm MEMORANDUMI i MIRËKUPTIMIT ndërmjet MINISTRISË SË KULTURËS TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË dhe FONDACIONIT SHQIPTARO AMERIKAN PËR ZHVILLIM (AADF) për përgatitjen e dosjeve të aplikimit dhe regjistrimit të katër dukurive të trashëgimisë jo-materiale shqiptare në “Listën Përfaqësuese të Dukurive Jo-Materiale të Njerëzimit” të UNESCO-s.
Bëhet fjalë për K cimi i bjeshkës me tupan i Tropojës , folklor koreografik, si tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare
Rituali i lashtë i shtegtimit të bagëtive , ritual shume i vjetër i shtegtimit të bagëtive drejt maleve, që zhvillohet kryesisht në shumë zona nga veriu në jug të Shqipërisë;
“Xhubleta”, si teknologji dhe ribërje artizanale unikale dhe të formave të përdorimit të saj, si dukuri unikale në dukurinë e punimit artizanal në veriun e Shqipërisë.
Eposi i Kreshnikëve , i kënduar dhe shoqëruar në lahutë, si tipologji e trashëgimisë shpirtërore jo materiale shqiptare.
Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj falenderoi në veçanti ministren e Kulturës, Elva Margariti për përzgjedhjen e Razmës për nënshkrimin e këtij memorandumi që ka për synim përgatitjen e dosjeve për futjen në UNESCO të pasurive të jashtëzakonshme të këtyre zonave. Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni e quajti privilegj të qenurit pjesë e këtij procesi, që vë në pah pasuri, që nuk i përkasin vetëm Veriut të Shqipërisë, por të gjithë shqiptarëve.
Objektivi dhe misioni kryesor i qeverisë shqiptare ka qënë dhe është ruajtja, mirëmbajtja, restaurimi, rijetësimi, regjistrimi, digjitalizimi e promovimi trashëgimisë kulturore asaj materiale dhe jomateriale. Ky do të jetë njëkohësisht edhe një ndër objektivat kryesore të punës time dhe të institucionit që unë drejtoj, duke vlerësuar njëkohësisht edhe besimin e qeverisë shqiptare në pozicionin e Prefektes së Qarkut Shkodër.
Deputeti Ilir Beqaj e konsideroi një ngjarje shumë të rëndësishme përgatitjen e dosjeve për në UNESCO. Ai u shpreh i bindur që xhubleta do të përfshihet në listat e UNESCO s, por i kërkoi Fondacionit që të ndihmojë në mbajtjen gjallë të traditës së prodhimit të xhubletave.
Bashkëdrejtori Ekzekutiv i AADF, Martin Mata theksoi se hartimi i dosjeve për katër dukuritë të trashëgimisë jo materiale do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë. “Fondacioni ka krijuar një traditë të mirë në ndërhyrje në këtë pjesë të Shqipërisë dhe nëse do të arrijmë t’i përfshijmë këto pasuri në UNESCO, do të ketë një ndikim shumë të madh në turizmin e zonës. Ne do të anagazhojmë specialistët më të mirë të zonës për përmbushjen e këtij procesi. Dhe ky është vetëm fillimi për Fondacioni , tha Mata, duke falenderuar Ministren e Kulturës, për bashkëpunimin.
Për ministren Margariti ky ishte një angazhim i dyfishtë si ministre, por edhe si nënë.
Vazhdimisht e përmendim si një refren faktin që Shqipëria ka një pasuri kulturore të jashtëzakonshme. Në një hapësirë kaq të vogël gjen një ndërthurje kaq të larmishme motivesh, ngjyrash…
Por do të mbetemi vetëm me jehonën e së shkuarës, e asaj që ishte dhe nuk është më, nëse nuk do të ruajmë dhe trashëgojmë atë pasuri që neve na e kanë trashëguar brez pas brezi, por që sot, nën trysninë e zhvillimit të shpejtë teknologjik dhe problemeve të së përditshmes rrezikojmë t’i humbasim.
E nëse kjo do të ndodhë, atëherë me siguri nuk do të kemi shumë për t’u krenuar apo për t’u shquar mes kulturash të mëdha, imponuese, në këtë botë që vrapon drejt globalizimi dhe shuarjes së të ndryshmes, tha Ministrja e Kulturës Elva Margariti, teksa shtoi se ruajtja dhe digjitalizimi i trashëgimisë kulturore është një nga sfidat e Ministrisë së Kulturës. Sipas saj, ky proces do të zhvillohet ngushtësisht me konunitet lokale, të cilat kanë nevojë për më shumë vëmendje dhe ekspertizën e AADF, me të cilin po realizohen një sërë projektesh të rëndësishme.
Comments are closed.