Një aksident i rëndë ka ndodhur sitën e sotme në superstradën Lezhë – Milot. Një furgon pasagjeres ka përplasur për vdekje një këmbësor. Identiteti i v..iktimës ende nuk dihet, ndërkohë është ndalur drejtuesi i furgonit.

Aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i Ishull-Shëngjinit. Kujtojmë se një person tjetër ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi një aksidenti të rëndë tek “Shkalla e Tujanit” ku mbetën të plagosur edhe dy persona.

Lezhë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë – Milot ,në Ishull Lezhë,në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues B.Gj.,ka aksidentuar një këmbësor ,ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.