Tradita është që dritat e pemës së Vitit të Ri të ndizen në datën 6 dhjetor, por situata e krijuar nga COVID19 ka bërë atmosfera festive të ‘vijë’ më herët në çdo shtëpi, por edhe shesh. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në Shqipëri, ku ditën e sotme janë ndezur dritat e pemës gjigante të vendosur në sheshin ‘Skëndërbej’
Panorama nuk i ngjante aspak viteve të kaluara, pa një kor të madh festiv të fëmijëve të vegjël, pa shumë njerëz që shihni gjithë kërshëri COVIDi i zbehu bukurinë edhe këtij momenti, por që tashmë duket se të gjithë jemi mësuar të sakrifikojmë për të mirën e shëndetit. Dritat janë ndezur nga 10 fëmijë të vegjël, aq sa lejon vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ku kënduan këngët e Krishtlindjeve dhe të Vitit të ri.
Comments are closed.