Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima dhe gruaja e tij, Brixhida janë infektuar me Covid 19 Lajmi bëhet i ditur në Supersport në emisionin Gol pas Goli.
Mbetet për tu mësuar gjendja shëndetësore e të dyve dhe nëse ish-deputeti ka pasur kontakte me futbollistët e Apolonisë së fundmi.
Fierakët zbresin në fushë në orën 13 45 dhe Kokëdhima do të jetë i detyruar të mos e ndjekë skuadrën e tij nga shkallët e stadiumit
Aktualisht në Superiore ka të infektuar te Kukësi. Trajneri Skënder Gega e pësoi i pari, ndërkohë që më pas kanë dalë pozitive edhe Mehdi Hetemaj e Godfrey Cooper, si dhe zëdhënësi për shtyp, Erjon Allaraj
Comments are closed.