Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Kufizoni kontaktet përtej atyre familjare dhe shmangni deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2 470 testime, prej të cilave 528 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 737 qytetarë në 24 orët e fundit.