Jane bërë të gjithë bashkë për të sjellë në Shqipëri, një kulturë të re, jo të panjohur por pak të kultivuar. Do të flasim për Mjedrat dhe më saktë për të rinjtë malazezë dhe shqiptarë për kultivimin e mjedrës, I cili eshte fokusi kryesor i këtij projekti të financuar nga Bashkimi Europian ne kuader te Programit te Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi Shqipëri 2014-2020

Projekti synon reduktimin e papunësisë tek të rinjtë në zonat rurale të Malit të Zi dhe Shqipërisë, nepermjet kultivimit te mjedres si kulture e re, përpunimit dhe tregtimit të saj bazuar ne eksperiencen malazeze dhe shkembimin e kesaj experience ne Bashkine e Vau Dejes.

Janë 20 të rinj e të reja, fermerë në zonën e Vau Dejësit të cilët kane qënë përfitues të këtij projekt qe kane perfituar trajnime, fidane te çertifikuar, sistemin ujites dhe mbeshtetes per parcelat e tyre…..sink
Por pjësë rendesishme e këtij projekti eshte edhe shkolla e mesme profesionale kombëtare Ndre Mjeda në Bushat si partnere, e cila iu bashkua kësaj nisme qe ne fillimet e saj dhe sot eshte përfituese e nje fushe prej 1000 m2 qe i sherben procesit edukativ dhe mesimor te nxenesve te saj duke shtuar hapesirat per praktikat mesimore dhe duke futur njohurite dhe trajtimet per kete kulture tek nxenesit.

Kultura e mjedrës përveç përfitimeve ekonomike që sjell për fermerin ka edhe leverdi në kultivimin e saj. Për fermerin është e nevojshme të sigurojë vetëm tokën dhe plehun organik. Më tej, gjithë prodhimi ecën me rritjen në mënyrë automatike duke dhene prodhim i cili kerkohet ne treg me nje çmim te mire, sigurisht duke i bere sherbimet e nevojshme.
Prodhimet bujqësore në vendin tonë kanë si synim kryesor shitjen e produktit dhe sigurimin e perfitimeve sa më të mira per fermeret. Ndonëse, në fillimet e tyre, për perfituesit e rinj e mjedrës puna duket me ritme të kënaqshme. Per kushtet tona mjedra ka nje perspective zhvillimi, sepse kultivohet mire, jep fruta shpejt, qarkullon te ardhurat, teknologjia e prodhimit eshte e thjeshte si edhe puneson nje numer te konsiderueshem njerezish

Tashmë të rinjë në Shqipëri falë kontributit të Shoqates COSPE, bëjnë të mundur që nëpërmjet këtij projekti të adresohet problemi i papunesise dhe nxitja e alternativave te tjera te mundshme nepermjet bujqesise duke marre ne konsiderate qe i eshte dhene shume rendesi ne Programin e Bashkepunimit Nderkufitar Mali i Zi Shqiperi 2014 – 2020 sikurse edhe theksohet se: ” Bujqesia eshte nje potencial i madh ekonomik ne te dy vendet, por i pashfrytezuar, me nje konkurence dhe produktivitet te ulet”