Të infektuarit me Covid apo ata që e kanë kaluar por ju ka lënë pasoja i drejtohen mjekëve me shumë vonesë. Kjo mund të jetë dhe një prej arsyeve se përse humbën jetën dhe tre persona mbrëmjen e së enjtes, dy në Shkodër dhe një në Pogradec.

67-vjeçari nga Pogradeci me shenja të Covid u shtrua në spitalin e qyteti dhe pas 24 orësh ndërroi jetën. Ndërkaq burimet nga spitali i Shkodrës tregojnë se polici i bashkisë Rauf Guri dhe infermieri Fran Kështenja kishin kaluar Covid por ai ju kishte dëmtuar mushkëritë.