Ish ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Beqja përmes një postimi në Facebook këshillon qytetarët që të drejtohen te mjeku i familjes për cdo gjë në këtë situatë të vështirë nga koronavirusi. Por ku mund ta gjejnë ata që nuk e dinë se cilin kanë mjek familje? Për këtë Beqja ka një rrugë që udhëzon qytetarët, që është e-Albania
“Mjeku i familjes është çelësi për të hyrë në sistemin e kujdesit shëndetësor publik dhe për të marrë shërbim shëndetësor pa pagesë. Në këto kohë të përballjes me Covid19 çdo kush duhet të vendosë një komunikim të ngushtë me të. Janë të shumë qytetarët që nuk e dijnë se kush është mjeku i vet i familjes
Nga dita e djeshme, ka edhe një mënyrë më shumë për të mësuar se kush është mjeku i familjes i gjithë seicilit
Çdo kujt që ka nevojë të përdorë portalin qeveritar e-albania, në momentin e qasjes në platformë një dritare lajmëruese i tregon se kush është mjeku i families.
Po ilustroj me çfarë lajmërimi mora vetë sot në mëngjes” shkruan ai.
Comments are closed.